Vitia së bashku me Kurtin dhe Rozeta Hajdarin shkojnë në Stubëll për të festuar Krishtlindjen

Aktuale

Vitia së bashku me Kurtin dhe Rozeta Hajdarin shkojnë në Stubëll për të festuar Krishtlindjen

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 17:52
Vitia, Hajdari dhe Kurti

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia së bashku me liderin e tij partiak, Albin Kurti dhe Rozeta Hajdarin kanë me rastin e Krishtlindjes kanë vizituar një familje në fshatin Stubëll të Vitisë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Vitia ka shkruar se këtë Krishtlindje ia urojnë familjes Gjergji,.

“Urime Krishtlindja të gjithë besimtarëve shqiptarë të krishterë! Këto Krishtlindje ia uruam familjes Gjergji në Stubëll e të nderuarin Mëhill e përshëndetëm nëpëmjet djalit e nipave”, ka shkruar Vitia.

Tutje Vitija ka shkraur se “Këto Krishtlindje si krejt festat këtë vit qenë ndryshe e me kufizime, por së bashku i pritshim festat e ardhshme me shëndet e me hare! Urime Krishtlindjen Famullisë së Stubllës së bukur e të gjithë Ipeshkvisë së Kosovës!”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat