Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Mefail Bajqinovci, ka reaguar pas lajmit se Serbia ka nisur vaksionimin anti-Covid në veri të Kosovës.
Bajqinovci ka thënë se kjo është një formë tjetër e dorëzimit të sovranitetit të qeverisë “Koti”, përcjell Bota sot.
Ai ka kërkuar që të mbahen sa ma shpejt zgjedhjet, teksa ka thumbuar edhe Partinë Demokratike të kosovës.
Postimi i plotë i tij në Facebook:
Nuk paskemi parë gjë akoma. Ja një formë tjetër e dorëzimit të sovranitetit të këtyre që e kanë gojën plotë sovranitet e integritet. Pas rastit të Karaçevës ku me dy këmbë e për X kilometra, xhandarmëria serbe kishte shkelur sovranitetin e Kosovës derisa qeveria koti sillej si struc, sot qeveria e Serbisë paska filluar vaksionimin e qytetarëve te Republikës së Kosovës me vaksinat anti-covid.
E institucionet tona as vaksionimin për gripin sezonal ende nuk kanë ekzekutuar. Fiks sikur të mos kishim fare qeveri e institucione.
Na ka humbur shumë kohë Gjykata Kushtetuese që iu deshën 6 muaj që ta zyrtarizojë faktin që në 6 muajt e fundit nuk kemi pasur qeveri. Zgjedhjet të mbahen sa më parë, sa nuk shkuam edhe më shumë poshtë.
PS: Mos e ka plan more plan PDK të organizojë ndonjë konferencë për medie për rast e ta cilësojë si dorëzim të sovranetit, sepse kundër Qeverisë Kurti i pati marrë dorën konferencave shumë mirë.