Haki Abazi i Lëvizjes Vetëvendosjes e sheh kërcënim për sigurinë e vendit vaksinimin e serbëve në Kosovë.
U raportua se vaksinimi kundër koronavirusit me vaksinën “Pfizer” ka nisur në veri të Kosovës. Shumë pleq prisnin në radhë dhe ishin të interesuar për të marrë vaksinën.
Ish-zv/kryeministri dhe zyrtari i lartë i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Haki Abazi e ka quajtur kërcënim për vendin vaksinimin e serbëve në veri të Kosovës.
Abazi përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se ky vaksinim përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit.
“Vaksinimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës nga ana e Serbisë përbrenda territorit të Kosovës përbën shkelje të sovranitetit dhe kërcënim për sigurinë e vendit”, ka shkruar ai në Facebook.