Jashari: Vetëm Vjosa Osmani mund të marrë mandatin e deputetit nga “Inciativa” që ajo pritet të krijojë!

Aktuale

Jashari: Vetëm Vjosa Osmani mund të marrë mandatin e deputetit nga “Inciativa” që ajo pritet të krijojë!

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:01
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Njohësi i çështjeve politike, Shemsi Jashari, në një prononcim ka komentuar mbi koalicionin e mundshëm ndërmjet Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit .

Jashari thekson elektorati i pakënaqur me LDK-në pritet të shkojë tek “Iniciativa” e Vjosa Osmanit, por se e gjithë kjo mbështetje shkon në shërbim të LDK-së.

“Iniciativa e paralajmruar e Vjosa Osmanit do të ketë një efekt të qastit duke dëmtuar LDK-në, dhe duke e ndihmuar shumë Lëvizjën Vetëvendosje pasi ka paralajmruar se do të ketë koalicion parazgjedhorë me të.Elektorati i pakënaqur me qeverisjën e LDK-së, që është në medyshje për të vazhduar mbështetjen e LDK-së, mund të joshet dhe të kaloj më lehtë tek iniciativa e Vjosa Osmanit sesa të shkojë drejt Vetëvendosjës. Por, në fund të gjith janë në shërbim të Lëvizjës Vetëvendosje pasi me votat e tyre do ta ngrisin numrin e votës për bartësin e koalicionit Lëvizjën Vetëvendosje”

Tutje Jashari shprehet se vetëm Vjosa osmani si bartëse e listës do të arrjë ë fitojë mandatin e deputetit nga ‘Iniciativa’ e saj.

“Nga Iniciativa e Vjosa Osmanit unë mendoj se vetëm Vjosa Osmani mumd të fitoj mandat për deputet dhe asnjë tjetër pasi votuesi i Lëvizjës Vetëvendosje nuk jap votë jashtë emrave që janë kandidat nga Vetëvendosje.Vjosa Osmani do ta ndihmoj Vetëvendosjen por nuk do të jetë faktor për ti mundësuar që Vetëvendosje ta bëjë qeverinë pa një partner serioz politik” tha Jashari.

Edhe gjatë ditës së sotme ka patur një përpasje në distancë ndërmjet Vjosa Osmanit dhe ish-kryetarit të partisë së saj, Isa Mustafës, në lidhje me flamurin dardan të vendosur në Presidencë nga ana e zonjës Osmani.

Mustafa këtë veprim të Osmanit e ka cilësuar gënjeshtër folklorike.

“Flamuri Dardan është ideuar nga Kryetari i LDK-së, Ibrahim Rugova, kryetar i një partie politike të qendres së djathtë-konzervatore. Nuk përfaqëson vlerat dhe idetë e majta. VV s’ka asnjë lidhje dhe as relacion politik me vlerat rugoviane. Nuk funksionon formula edhe me VV dhe idetë skajshmërisht të majta edhe me Ibrahim Rugovën dhe simbolet Rugoviane.”Është një gënjeshtër folklorike!”, ka thënë Mustafa.

Por nuk kanë vonuar shumë dhe Mustafës i janë kundërpërgjigjur nga kabineti i Vjosa Osmanit.

Këshilltari i  Osmanit, Faton Peci, ka deklaruar se ka ikur koha kur menimi i tij ka patur peshë.

“Është komplet jo relevante se çfarë thotë Isa Mustafa për ne. Koha kur mendimi i tij ka pasë ndonjë peshë, tashme i takon të kaluarës” deklaroi shkurt Peci.

Përplasjet mes Osmanit dhe LDK-së kanë filluar që nga momenti kur ajo doli kundër prishjes së koalicionit LDK-LVV.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat