Hulumtuesi në D4D, Allen Meta, ka thënë se për krijimin e qeverisë së ardhshme, është i domosdoshëm një koalicion.
Sipas tij, i mundshëm është një koalicion mes LVV-së e AAK-së e që mund të nxjerrë një president të përbashkët, të përfolur nga familja Jashari, konkretisht Murat Jasharin.
“Në bazë të statistikave të fundit, del që një koalicion është i domosdoshëm për krijimin e qeverisë së ardhshëm që sipas gjasave, duke i pa edhe reagimet e zyrtarëve të partive një bashkëpunim mes Vetëvendosjes dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës është shumë i mundshëm”, tha ai.
Teksa ka shtuar se ky koalicion duhet të jetë i fuqishëm edhe në Kuvend për shkak të mungesës së kuorumit me të cilin është përballur Kuvendi për dy legjislaturat e fundit.