Zyrtari i AAK-së, Pal Lekaj, ka biseduar në telefon me ish presidentin Hashim Thaçi.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa ka thënë se Thaçi e ka telefonuar për t’ia uruar Krishtlindjet, përcjell Bota sot.
Leka e ka falënderuar për urimin dhe ka thënë se pret që së shpejti të takohet me të dhe të tjerët.
Postimi i tij i plotë:
Sapo përfundova bisedën telefonike me mikun tim Presidenti Hashim Thaçi.
E falëndëroj për kohën dhe mundësinë për të më telefonuar dhe uruar Krishtlindjen.
Uroj që me Presidentin Thaçi bashkë më luftëtarët tjerë të shihemi së shpejti në Kosovë.