Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka vazhduar thumbat ndaj atyre që janë larguar nga partia.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se guri i rëndë peshon në vend të vet, e copëzat shndërrohen në rërë, përcjell Bota sot.
Gecaj ka thënë se asnjë derivat i LDK-së deri më sot nuk arriti të shndërrohet në figurë të rëndësishme politike, pos faktit që dëmtuan shtëpinë e vet.
Postimi i tij i plotë:
“Guri i rëndë peshon n’vend t’vet”, e copëzat shndërrohen në rërë!
Asnjë derivat i LDK-së deri më sot nuk arriti të shndërrohet në figurë të rëndësishme politike, pos faktit që dëmtuan shtëpinë e vet.