Është përfolur për një takim të fshehtë ndërmjet liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit, dhe ish-presidentit Hashim Thaçi.
Se ku është mbajtur ky takim i “fshehtë” ka treguar familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit.
Kjo familje përmes një postimi në Facebook, thotë se një takim mes Kurtit dhe Thaçit është mbajt në Presidencë, ndërsa për takimet e tjera thotë se janë gënjeshtër.
Takimi i vetëm sipas tyre është ai kur Kurti ishte kryeministër dhe ishin takuar me Thaçin në Presidencë.
Familja Imeri e quan makineri dezinforamtive dhe propagandë e SHIK-ut.
Lexojeni reagimin e plotë:
Makineria dezinformative e Hashim Thaçit, po propagandon se kinse Thaçi e Kurti janë takuar "fshehtas".
-një version e nxjerr që kinse takimi është mbajtur në Maqedoni,
-një version tjetër e nxjerr që është mbajtur në Kosovë
-dhe versioni i tretë se kinse është mbajtur në Shqipëri takimi ...
e vërteta është se takimi i vetëm në mes Thaçit dhe Kurtit është mbajtur në presidence sa ishte Kurti Kryeministër, të gjitha të tjerat janë gënjeshtër, propagandë e SHIK-ut e qëndisur "me burime të mirë informuara" dhe lansuar te grupe që nuk e kuptojnë informatën as dezinformatën ... ata/o përdoren si tellallë ca me vetëdije e ca pavetëdije .
p.s. disa nga "rugovistat" e çartur mund edhe të akuzojnë se po mbroj Albinin dhe kjo sipas standardit të tyre kjo është qasje antirugoviane ...anise e vërteta thyen gurët, rrënon edhe muret..