Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe i aderuari në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Bajram Hasani, përmes një shkrimi në Facebook, ka dhënë një goditje për ish partinë e tij, Nisma Socialdemokrate.
Hasani deklaron se ish-partia e tij ka filluar tashmë flirtin me PDK-në dhe LDK-në, pasi që, sipas tij, e ka nuhatur mirë rrezikun.
Ai thekson se kjo parti shpëtimin e vetëm e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe.
Kurse, për Bilall Sherifin thotë se ka bërë një transformim të madh, nga njeriu që villte vrer kundër PDK-së, në njeri që në çdo paraqitje flirton me ta.
Ja shkrimi i tij:
Nëse kurgjo tjetër, Nisma e ka nuhatur mirë rrezikun që i po i kanoset, sepse është larg pragut, ka filluar flirtin me PDK-në e LDK-në.
Nisma i ka 10-12 mijë vota dhe në koalicion me cilëndo parti vetëm do ta dëmtonte duke ia marrë deri në pesë deputetë, sepse i organizojnë strukturat që votën ta orientojnë në një listë prej 5 personave. Kurse po të garonte e vetme nuk do t'i arrinte as 2%.
Shpëtimin e vetëm Nisma e sheh nën ombrellën e ndonjë partie të madhe, përndryshe parlamenti e sheh vetëm nga TV.
Po më bën përshtypje edhe transformimi i Bilall Sherifit. Nga njeriu që villte vrerë kundër PDK-së në njeri që në çdo paraqitje flirton me ta.