Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Gazmend Abrashi, është parë të ketë hyrë në zyrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës, pak pas mbledhjes që mbajti kryesia e kësaj partie.
Ai nuk ka treguar arsyet e vizitës.
Deri tash partitë e mëdha janë shprehur se do të hyjnë të vetme në zgjedhjet e ardhshme, por asnjëra s’ka përjashtuar koalicione me dikë tjetër.
Sot LDK-ja ka mbledhur kryesinë ku janë diskutuar shumë çështje.
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/26/auto_auto_ftooo-600x36016089869471608987364.jpg)