Në Kosovë së shpejti do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e ka shpallë të pavlefshme Qeverinë e drejtuar nga Avdullah Hoti.
Në Lëvizjen Vetëvendosje shprehën të bindur për fitoren e tyre në këto zgjedhje. Madje, ata presin që të fitojnë mbi 51% të votave, përcjell Bota sot.
Në një postim në Facebook, anëtarja e VV-së Tinka Kurti, ka thënë se 51% është pak, pasi sipas saj, kjo parti është në rritje të vazhdueshme.
“51% është pak. Podujeva dha më shumë. Jemi në rritje të vazhdueshme”, ka shkruar Tinka Kurti në një postim në Facebook./BS