Analisti i çështjeve politike Leon Duhanaj, ka thënë se nuk do të ndodhë asnjë tërmet, nëse me zgjedhjet e reja, do të ndryshojë pushteti në në Kosovë.
Ai beson që Lëvizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti, kanë marrë mësim nga e klauara dhe në rast që marrin pushtet, do të sillen sipas rregullave, përcjell Bota sot.
Sipas tij, politikanët që merren me etiketimin e kundërshtarëve politikë, në vend që të merren me programin e tyre, nuk meritojnë vota.
Postimi i Duhanajt në Facebook:
Meqë Kosova po shkon drejt zgjedhjeve, mirë kishte me qenë që fjalët, hajna, kriminel, tradhtar, kapës të shtetit, pronto e të njëjta, të hiqen nga fjalori politik.
Le të shkojmë në një garë normale ku secili kandidat, secila parti, ofron programin e vetë për legjislaturën në ardhje!
Nuk ndodhë asnjë tërmet, nëse pushteti ndryshon, pa marrë parasysh kush fiton, duhet të fitojë Kosova.
Madje besoj që edhe Albini dhe VV, kanë marrë mësim nga e kaluara dhe në rast që marrin pushtet, do të sillen sipas rregullave.
Do t'i këshilloja votuesit e lirë, që mos t'i votojnë ata që nuk kanë program, që nuk kanë përgjigje e as oferta për të ardhmen e tyre, përderisa në vend të kësaj shërbehen me fyerje dhe denigrim qoftë personal, qoftë kolektiv ndaj të tjerëve.
Ai politikan, apo parti, që del para qytetarëve në fushatë elektorale dhe në vend të shpalosjes së programit, merret me etiketimin e kundërshtarëve politik, nuk meriton as votë, por as të ekzistojë fare!