Lidhja Demokratike e Kosovës me anë të një komunikate për media ka bërë të ditur se sot kanë mbajtua mbledhjen e Kryesisë.
Sipas kësaj kumtese, në këtë mbledhje janë diskutuar kriteret dhe lista zgjedhore me kandidatët për deputetë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dal fituese” thuhet ndër tjerash në kumtesën e lëshuar.
Njoftimi i plotë:
Sot, është mbajtur mbledhja e Kryesisë së LDK-së, ku është diskutuar për zhvillimet politike në vend.
Po ashtu janë diskutuar kriteret dhe lista zgjedhore me kandidatët për deputetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e bindur se është zgjedhja më e mirë dhe këto zgjedhje do të dal fituese.