Nisma Socialdemokrate duket se po i shfrytëzon veturat zyrtare për të udhëtuar e për të bërë fushatë elektorale.
Të paktën kështu pretendohet në disa fotografi që po qarkullojnë në rrjete sociale.
Aty shihet se si në qendër të Hanit të Elezit, është e parkuar një veturë me targa “3Z”. E njëjta është e parkuar në trotuar, duke kryer kështu edhe kundërvajtje në trafik.
Personat që i kanë publikuar këto fotografi kanë thënë se veturat janë shfrytëzuar në zyrtarët e Nismës Socialdemokrate.

