Analistët: Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku emrat favoritë për kandidat për Kryeministër nga LDK-ja

Aktuale

Analistët: Avdullah Hoti, Kujtim Shala e Lumir Abdixhiku emrat favoritë për kandidat për Kryeministër nga LDK-ja

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:08
LDK

Lidhja Demokratike e Kosovës akoma nuk e ka bërë publik kandidatin për kryeministër nga ky subjekt politik.

Kryeministri aktual i Kosovës, Avdullah Hoti, i cili vjen nga ky subjekt politik ka bërë të ditur se brenda dy ose tre ditësh do të dalin me emrin e kandidatit për Kryeministër.

Por, njohëhësit e çështjeve politike në vend po parashikojnë disa kandidatë të cilët i shohin si më favorit nga LDK-ja për të marrë besimin e partisë dhe kandiduar në zgjedhje.

Analisti, Dorajet Imeri, në një prononcim thekson se në zgjedhjet e ardhshme, LDK-ja, do të ketë një rezultat aspak të mirë.

Imeri thekson se më e mira në këto momente për LDK-në do të ishte dorëheqja e Isa Mustafës dhe kandidimi i Lumir Abdixhikut ose Kujtim Shalës si kandidat për Kryeministër.

“Zgjedhjet parlamentare që shpejtë do të ndodhin, do të shënojnë për bindjen time, një rezultat të keq për LDK-në, e cila me veprimet e saj politike, ka rrënuar edhe perkrahjen nga anetaresia e saj.LDK-ja, ka nevojë për ndryshim të menjehershem të kreut të saj udheheqës, në menyrë që t’i krijojë disa hapa të mirë në procesin e saj të rikonsolidimit. Pengesë për këtë është z. Isa Mustafa, i cili nuk dëshiron ta perfundojë karrieren e tij politike kaq keq, por e keqja vetëm sa do te thellohej për LDK-në, nëse ai vazhdon të jetë në krye të partisë”

“Asnjë figurë e LDK-së, nuk do ta kthente rezultatin, sakohë që në krye të partise eshte z. Mustafa, pasi shembull është keqperdorimi politik i znj. Osmani dhe sjellja ndaj partnerit qeverises, VV-së. Më e mira për LDK-në, do te ishte doreheqja e parevokueshme e z. Mustafes, nominimi i një kandidati për kreministër nga emrat si, Lumir Abdixhiku ose Kujtim Shala, ndryshe, LDK-ja do ta prekë fundin në këto zgjedhje”

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Muhamed Kelmendi, thotë se për momentin, Avdullah Hoti është njeriu më adekuat në LDK për të marrë kandidimin për Kryeministër.

“Për momentin është rëndë të themi se si do të shkojë çështja në LDK dhe se kush do të jetë kryesues në listë për Kryeministër. Por, nga analizat aktuale në Kryesinë e LDK-së nuk kemi një emër që mund të mbledhë shumë vota. Kryesia përbehet nga njerezit e vjeter dhe të konsumuar në politikë. Me termin e vjeter nuk nenkuptoj moshën, por kohën në ketë subjekt, e, që natyrisht se jane hargjuar nga shumë akuza e kundërakuza ndaj tyre”

“Këtej, Avdullah Hoti del se është njeriu me adekuate per momentin. Eshtë për nga mosha relativisht i ri dhe shumë i qetë, gjë që edhe i bënë dëme.Z.Hoti duhet të jetë me energjike dhe më i guximshem në qëndrime e ne vendime.Përndryshe, në kuader te LDK-së eshtë politikani me adekuate dhe që me se miri i sherben kësaj partie” deklaroi Kelmendi.

Pasi Gjykata Kushtetuese shpalli të pavlefshme votën  e deputetit Etem Arifi vendi shumë shpejt pritet të shkojë në zgjedhje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat