Ismaili: Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë i fundit në Evropë

Aktuale

Ismaili: Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë i fundit në Evropë

Nga: A.SH Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 18:17
Uran Ismaili

Deputeti i PDK-së, Uran Ismaili, ka kritikuar Qevrinë Hoti duke thënë se, mosveprimet e saj po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë vaksinimin i fundit në Evropë.

“Mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda”, shkruan Ismaili.

Postimi në Facebook:

Me mosveprimet e saj, Qeveria Hoti po rrezikon që shteti i Kosovës ta fillojë vaksinimin i fundit në Evropë dhe ta përfundojë vaksinimin i fundit në Evropë.

Në terma kohorë, i bie që vaksinimi të fillojë në vitin 2021 dhe të përfundojë dikur vonë në vitin 2022.

Mos-sigurimi i vaksinave për gjithë qytetarët e Kosovës ka pasoja shëndetësore dhe pasoja ekonomike gati të pallogaritshme dhe tejet të rënda.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat