Ish-mjeku i UÇK-së, Liri Loshi përmes një postimi në facebok ka reaguar në lidhje me qendrimeve relligjioze të Kurtit. Ai tha se disa “patriotë” bëhen sikur janë në siklet se Albin Kurti do ta shndërrojë shtetin sekular në shtet fundamentalist islamik. Këta e dinë se kjo kurrë nuk ndodh.
Ndër të tjera Loshi u shpreh që Kurti dhe LVV nuk kanë pasur kurr agjenda fetare duke vazhduar që nëse do të mundenin të tjerat parti do të bënin gjithçka nga vetja për të pasur sa më shumë vota duke mos përjashtuar asnjë kriter, transmeton “Bota sot”.
Është Albin Kurti që do t’i integrojë të gjitha grupet në agjendën e vet politike, siç ka ndodh vazhdimisht deri më tash, shkruan më tej Loshi.
Postimi i plotë
Disa “patriotë” bëhen sikur janë në siklet se Albin Kurti do ta shndërrojë shtetin sekular në shtet fundamentalist islamik. Këta e dinë se kjo kurrë nuk ndodh, por bëjnë luftë speciale për agjendat ekektorale të partive tjera ku ata realizojnë privilegjet e tyre, si të PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe të NISMES së vogël.
Levizja Vetëvendosje dhe Albin Kurti kurrë nuk kanë pasur agjenda fetare. Të gjitha partitë tjera do të bënin gjithçka nga vetja për të pasur sa më shumë elektorat dhe sa më shumë vota, të cilat tani i ka Vetvendosja. Ato nuk do të kishin asnjë kriter përjashtues për asnjë grup religjioz, pavarësisht sa i moderuar a jo do të dukej ai. Nuk janë fundamenatlisët ata që do ta ndërrojnë programin politik, as kauzat patriotike të Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Është Albin Kurti që do t’i integrojë të gjitha grupet në agjendën e vet politike, siç ka ndodh vazhdimisht deri më tash. Kosova është shtet sekular dhe i tillë ka për të mbetur gjithmonë. Kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë, si për ata që bëjnë propagandë me sherr dhe si për ata që vërtet besojnë në ëndrrat e tyre ekstreme.