Ministri i Brendshëm, Agim Veliu, ka takuar sot kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, duke u kërkuar angazhim dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme.
Ai thotë se, ne padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike.
Postimi në Facebook:
Në dy takime të ndara, sot takova kryetarët e nëndegëve të LDK-Podujevë, ku kërkova rritje të angazhimit dhe mobilizim për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, në të cilat padyshim do të rikonfirmohemi si forca kryesore politike.
Do të punojmë bashkë dhe duke i kanalizuar të gjitha kapacitetet tona për ta arritur fitoren e LDK-së dhe të Kosovës.