Anëtari i Kryesisë së Forumit Rinor të LDK-së - Dega në Klinë Lekë D. Gashi, ka reaguar ndaj ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani, pas vendosjes së flamurit dardan në oborrin e Presidencës.
Gashi ka thënë flamuri dardan nuk e ka vendin pranë “majtistëve”, që sipas tij e urrejnë Ibrahim Rugovën, përcjell Bota sot.
Ai ka thënë se Osmani nuk mund të marrë me vete në Lëvizjen Vetëvendosje persona që e duan vërtetë LDK-në.
Zyrtari i LDK-së, u ka dërguar porosi edhe Faton Pecit dhe Haxhi Avdylit nga kampi i Osmanit, që kjo e fundit ta “mat veten për 200 mijë vota” si e vetme në zgjedhje.
Postimi i Gashit në Facebook:
Flamuri Dardan nuk e ka vendin pranë atyre që dikur e djegnin, Rugova nuk e ka vendin pranë atyre që e urrejnë, rugovizmi nuk e ka vendin tek majtistët, prandaj këto asnjë herë nuk do t’i përkasin VV-së.
Vjosë me thanë që a do me i fshi fotot me ty, nuk po e bëj një gjë të tillë, sepse edhe brezave të mi do ju tregoj që vetëm një herë jam mashtruar.
Në VV nuk mundesh me marrë djem e as vajza që vërtetë e duan LDK-në, ish PDK-istëve dhe ish LPK-istëve mundesh me ju bashku vetëm me disa persona që edhe më parë kokoriznin ndryshe e çehre jepnin ndryshe.
Bashkoju majtisteve dhe ideve Qosiste e nderuar, por të lutem për qëndrime mos na mbajë ligjërata.
Faton Peci dhe Haxhi Avdyli thuani Vjosës të garojë e vetme mate veten për 200 mijë vota.