Biznesmeni Burim Piraj, ka apeluar te bashkatdhetarët, të cilët kalojnë nëpër Serbi, që të mos ndalen për të marrë karburant në territorin e këtij vendi.
Ai ka thënë se po raportohet se në Serbi, në mënyrë të organizuar bandat kriminale po i prishin makinat e shqiptarëve dhe më pas u ofrojnë shërbim riparimi për të marrë para nga ata.
Piraj ka treguar se një rast i tillë ka ndodhë në Mladenovac, përcjell Bota sot.
Postimi i Pirajt në Facebook:
Ju bëj apel bashkatdhetarëve që mos të ndalen të marrin karburant në Serbi pasi që është raportuar se në mënyrë të organizuar banda kriminale i prishin makinat e shqiptarëve më pas u ofrojnë karrotrec dhe shërbim riparimi për të marrë para nga ata!
Rasti ka ndodhur në Mladenovac pompa e benzinës Lukoil!
Kujdes!
Nëse jeni të detyruar të merrni karburant mos e leni makinën vetëm.