Kreu i LDK-së, Isa Mustafa përmes një postimi në facebok ka shkruar në lidhje me zgjedhjet të cilat do të mbahen shumë shpejtë në vend.
Mustafa tregoi që sot ka diskutuar me Kryesin për zgjedhjet e reja dhe që LDK është e gatshme për zgjedhje dhe të organizoj fitore, transmeton “Bota sot”.
Më tej, Mustafa u shpreh që nesër kryeministri Hoti edhe në cilësinë e kryetarit të LDK-së, do të bisedoj me kryetarët e degëve për punët të cilat ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh.
Postimi i plotë
Të nderuar veprimtarë të LDK-së
Diskutuam sot në Kryesi për zgjedhjet e reja, pas takimeve disaditore që i kisha me kryetarë të degëve.
LDK është e gatshme për zgjedhje dhe do të organizohet për fitore. Do tu japim shansë gjithë atyre që e duan dhe i qëndrojnë me besnikëri LDK-së, para zgjedhjeve dhe pas zgjedhjeve.
Kryeministri Hoti, në cilësinë edhe të në kryetarit të LDK-së, nesër do të bisedojë me kryetarë të degëve për punët të cilat i ka bërë Qeveria Hoti gjatë kësaj periudhe si dhe për sfidat që janë para nesh. IM