Duke mos garuar me LDK-në a humbet Vjosa Osmani a partia? Tregon Lutfi Haziri

Aktuale

Duke mos garuar me LDK-në a humbet Vjosa Osmani a partia? Tregon Lutfi Haziri

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 21:43
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së Lutfi Haziri ka folur për Vjosa Osmanin, ish-kandidate për kryeministre e LDK’së. Kjo e fundit në zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të garojë me një iniciativë të sajën.

Por si i komenton veprimet e tilla Lutfi Haziri. Kryetari i Gjilanit thotë se Osmani nuk ka vend jashtë LDK’së.

‘Vjosa është ndërtuar në profilin e LDK’së, në formatin e LDK’së dhe ka qenë format përfaqësues, kokëfortësi politike, vlerë politike…’, thotë Haziri.

“E madhja te ne është kur ne në dallime rrimë bashkë. Na jemi njerëz”, thotë Haziri.

Në situatën aktuale, me largimin e Osmanit nga LDK, Haziri nuk e sheh fitues asnjërën palë.

“Sot ne humbim, nesër humb Vjosa. Pozicioni është i njëjtë. Ne dëmtohemi sot, në procesin tjetër dëmtohet Vjosa”, thotë Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat