Kryetari i Komunës së Ferizajt nga radhët e LDK-së, Muharrem Sfarqa, ka mbajtur mbledhje me Kryesinë dhe me kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Ferizaj.
Ai shkruarn se, të gjithë u zotuan për mobilizim të plotë e angazhim maksimal për t'i fituar këto zgjedhje.
“LDK është strumbullari i shtetit të Kosovës dhe aleati kryesor i faktorëve të fuqishëm e përcaktues të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka shkruar Sfarqa në Facebook.
Postimi në Facebook:
Në harmoni me paralajmërimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për zgjedhje të jashtëzakonshme nacionale dhe sipas udhëzimeve të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, sot mbajtëm mbledhje me Kryesinë dhe me kryetarët e nëndegëve të LDK-së në Ferizaj.
Të gjithë të pranishmit u zotuan për mobilizim të plotë e angazhim maksimal për t'i fituar këto zgjedhje.
Veprimtarët e Degës së LDK-së në Ferizaj, do të jenë të pakursyer në luftën e tyre për çdo votë dhe do të respektojnë në plotni kriteret për caktimin e figurave përfaqësuese parlamentare për legjislacionin e ardhshëm.
Dega e LDK-së në Ferizaj, fton anëtarët dhe simpatizantët e saj, të vjetër e të rinjë, gra e burra që të mos degjojnë propagandën e orkestruar e të sponzorizuar të oponentëve të saj, që kanë për qëllim krijimin e euforisë artificiale kundër LDK-së. Kjo tendencë është kaluese.
LDK është strumbullari i shtetit të Kosovës dhe aleati kryesor i faktorëve të fuqishëm e përcaktues të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Racionaliteti historik i saj, kundër zhurmës e anarkisë, mbetet argumenti kryesor i besimit qytetar në çdo komunikim zgjedhor.
Vazhdojmeë bashkë drejtë suksesit të radhës.
Na priftë e mbara.