Cili është kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës?

Aktuale

Cili është kandidati i LDK-së për kryeministër të Kosovës?

Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:05
LDK

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur për kandidatin e kësaj partie për kryeministër të Kosovës. Thotë se s’do të jetë e lehtë gjetja e një personi që do të merrte mbështetjen e plotë të anëtarësisë së LDK’së.

“Nuk jemi të zënë në befasi nga zgjedhje. E kemi prit që mundet edhe me ndodh”, thotë Haziri.

“Nuk e di. Nuk janë vendos ende parimet politike. Të shohim sa po mundemi me u bashku në një dhe me një emër”, theksoi ai.

“S’ka me qenë lehtë. Besoj që Isa Mustafa si lider i saj, ka me ndërtuar një proces që ka me nxjerr një emër që do tu pëlqej të gjithëve”, shtoi Haziri.

Por a do të pranonte Haziri kandidimin për kryeministër të vendit?

“Unë e kam problem mandatin tim në Gjilan. Por kur është vështirë unë u hy garave. Mundem me pranuar por gara po bëhet e ashpër. S’kam hyrë kurrë në garë të lehtë. Dua me pa LDK’në të parën. Për me pa të parën kam me kontribuar. Nuk guxon me na u përsërit 6 tetori’, tha Haziri.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat