Paralel me Serbinë, edhe në veri të Kosovës filloi vaksinimi për minoritetin serb. Të parët që po vaksinohen janë të moshuarit dhe më pas do të jetë personeli shëndetësor.
Analisti, Armand Plaka, i ftuar në Rtv Ora e sheh këtë zhvillim në vazhdën e situata të tjera të ngjashme ndër vite.
Sipas tij përkundër përpjekjeve të qeverisë Kosovës, Veriu ka mbetur jashtë kontrollit të saj.
Plaka: Është gangrena që ka vuajtur shtetformimi dhe politikat kosovare që nga shpallja e pavarësisë, moskontrolli i Veriut të Kosovës apo funksionimi i strukturave paralele në një shtet që mendohej se do të ishte unitar, i kontrolluar nga strukturat shtetërore të Prishtinës. Përgjatë 12 viteve kemi parë situata të ngjashme si kjo. Është një rajon i dalë nga kontrolli i Prishtinës zyrtare pavarësisht përpjekjeve të pafundme të qeverisë së Kosovës. Edhe nëse ka pasur momente relaksimi ka ardhur si pasojë e një presioni shumë të madh të Brukselit, ose ulje të klimës së tensionit mes Prishtinës dhe Beogradit.
Ndërkohë Kosova po shkon sërish në zgjedhje të parakohshme pas një tjetër palaë zgjedhjesh të parakohshme të mbajtuara me 6 tetor të vitit të shkuar.
Plaka thotë se e sheh këtë situatë si një indeks të qartë të destabilitetit politik, një gangrenë që po i pamundëson Kosovës përmbushjen e objektivave madhorë.
Duke analizuar shanset e partive në procesin zzgjedhor, Plaka bën këtë analizë.
Plaka: Për VV shoh shanse të mira, jo më kot shihet sërish nëpër sondazhe si një nga partitë që do të korrë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. Do të përballet edhe njëherë me problemin nëse qeveris e vetme, nuk e ka këtë mundësi. Jo më kot janë parashpallur disa prognoza të qeverisjes Kurti me listën e Vjosa Osmanit. LDK ka disa rrjedhje që do të shkojnë në drejtim të zonjës Osmani. Ajo do të mbledhë vota por nuk do të mund të kalojë pragun. Por nëse futet në listën e Vetëvendosjes.
Sa i takon vizitës së Vjosa Osmanit në Tiranë, ai thotë se ushtruesja e detyrës së Presidentit do të mbahet mend për atë fjalim në parlament.
Plaka: Vjosa Osmani do të mbahet mend për atë fjalim në parlament. Ajo e shfrytëzoi më së mirë vizitën e saj për të treguar profilin e një lidereje të një përmase të ndryshme nga të gjithë paraardhësit e vet.
Përveç krizës së brendshme, një barrë për Kosovën është bërë edhe dialogu me Serbinë.
Kosova: Ka qenë gjithmonë në tavolinë problemi i dialogut por këtë vit është bërë shumë i lodhshëm dhe më shumë po shihet si fasadë për ti bërë qejfin Uashingtonit dhe Brukselit sesa po tentohet drejt zgjidhjes. Edhe marrëveshja e Uashingtonit i shërbeu më shumë politikës së ditës amerikane, la shumë pika të paqarta dhe disa do të duhet të rishikohen dhe të anulohen nga pasardhësit e zotit Hoti.