Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen Qerimaj në Gllogjan.
Haradinaj njofton në rrjetin social Facebook se bashkëluftëtarit të tij ,Shaqë Qerimaj, i ka ndarë medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
"Familjet e Heronjve, janë argument i gjallë i dhembjes dhe krenarisë sonë kombëtare", përfundon Haradinaj.
Postimi i tij i plotë:
Sonte në familjen e dy Heronjve, Arben Shaqë Qerimaj dhe Luan Isuf Qerimaj.
Me këtë rast, mikut dhe bashkëluftëtarit tim Shaqë Qerimaj, i ndava medaljen "ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET" për kontributin e tij në çështjen kombëtare.
Familjet e Heronjve, janë argument i gjallë i dhembjes dhe krenarisë sonë kombëtare.
RH