Analisti shqiptar: Kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet, Vjosa Osmani e kalon pragun vetëm nëse e bën këtë

Aktuale

Analisti shqiptar: Kjo parti do t’i fitojë zgjedhjet, Vjosa Osmani e kalon pragun vetëm nëse e bën këtë

Nga: A.Zh Më: 26 dhjetor 2020 Në ora: 22:36
Vjosa Osmani

Analisti shqiptar Armand Plaka, ka bërë një analizë lidhur me zgjedhjet e reja që pritet të mbahen së shpejti në Kosovë.

Ai ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, i ka shanset e mira për fitore, mirëpo sipas tij, ajo do të përballet me problemin se me kë do të qeveris.

“Për VV shoh shanse të mira, jo më kot shihet sërish nëpër sondazhe si një nga partitë që do të korrë më shumë vota në zgjedhjet e ardhshme. Do të përballet edhe një herë me problemin nëse qeveris e vetme, nuk e ka këtë mundësi”, është shprehur Plaka për Rtv Ora.

Ndërsa, për Vjosa Osmanin, analisti parasheh që do të marrë vota në zgjedhje, por nuk do të kalojë pragun zgjedhor. Sipas tij, ajo mund të kalojë pragun nëse futet në listën e VV-së.

“Jo më kot janë parashpallur disa prognoza të qeverisjes Kurti me listën e Vjosa Osmanit. LDK ka disa rrjedhje që do të shkojnë në drejtim të zonjës Osmani. Ajo do të mbledhë vota, por nuk do të mund të kalojë pragun. Por, nëse futet në listën e Vetëvendosjes”, ka deklaruar Armand Plaka./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat