Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Liri Loshi, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se LDK-ja duhet t’i përjashtojë nga gjiu i vet Isa Mustafën, Agim Veliun, Haki Rugovën, Skënder Hysenin, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn.
Sipas tij, këta njerëz janë përgjegjës direkt pse Lidhja Demokratike e Kosovës pozicionohet aq ulët në sondazhet aktuale.
“Të gjejë forcë t’i perjashtojë nga gjiu i vet Isa Mustafën, Agim Veliun, Haki Rugovën, Skender Hysenin, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn. Këta njerëz janë përgjegjës direkt pse LDK-ja pozicionohet aq ulët në sondazhet aktuale”, shkruan mes tjerave ai në Facebook.
Ja shkrimi i tij:
![Image](/media/botasot.info/images/2020/December/27/auto_auto_loshi15728611011609053639.jpg)
Shpresoj që LDK-ja para se t’ia mësyjë garës zgjedhore, të gjejë forcë t’i perjashtojë nga gjiu i vet Isa Mustafën, Agim Veliun, Haki Rugovën, Skender Hysenin, Avdullah Hotin dhe Driton Selmanajn. Këta njerëz janë përgjegjës direkt pse LDK-ja pozicionohet aq ulët në sondazhet aktuale.
Këta e sakatuan partinë. Më miqësor jam unë ndaj LDK-së sesa të gjithë këta bashkë, sadoqë nuk dukem i tillë fare.
Normalisht se nuk dukem! Si të jem miqësor ndaj atyre që shkatërruan një parti në të cilën dikur kam kontribuar me vullnet dhe pa hile.