Liri Loshi, ish mjek i UÇK-së gjatë luftës, dhe njeriu që ishte si dëshmitarë në Hagë, për masakrën në Izbicë, kundër kriminelit Millosheviç, përmes një postimi në Facebook, ka komentuar zërat për një aderim të mundshëm të Labinot Tahirit në Lëvizjen Vetëvendosje.
Loshi me këtë rast i ka dhënë një paralajmërim liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, se në rast se pranon këngëtarin Tahiri, ai më kurrë nuk të advokoj për Vetëvendosjen.
“Jo te Albini, Labinot, por ti shko të Ramushi. Pastaj Ramushi bashkë me ty, të Burdushi! PS. Miq të nderuar! Nëse Albini e fut në listë Labinotin, unë më kurrë nuk të advokoj për Vetëvendosjen. Tallava politikën nuk e ndihmoj”, shkruan ai në Facebook.
Kujtojmë se ish-deputeti Labinot Tahiri ditë më parë ka thënë se planifikon që të garojë në zgjedhjet e ardhshme për t’u bërë deputet në Kuvendin e Kosovës.
Tahiri ka bërë të ditur se synon t’i bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje ose Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Kur jam zgjedhur deputet kam qenë në listën e LDK-së me AKR-në dhe në këto ditë jam normalisht në bisedime për të qenë sërish në listë. Realisht dëshiroj të inkuadrohem aty ku idetë e mia mund të implementohen”.
“Në VV është 70% e rinisë duke u anëtarësuar aty dhe mendoj se gjithçka shkon me të ri. Ose në VV ose LDK – këto janë dy parti që mund të inkuadrohem. Kam pasur oferta dhe besoj që këto ditë mund të vendoset”, ka deklaruar Tahiri, përcjell “Bota sot”.