Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, ka thënë se në zgjedhjet e reja, kjo parti do të fitojë 65 deputetë.
Ai ka thënë se ata duhet të kenë kujdes dhe mos ta ulin standardin e listës dhe Kuvendit.
Kurti i bëri këto komente në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
Atij për këtë deklaratë i ka reaguar Visar Berisha, ish-këshilltari i kryeministrit Avduallh Hoti.
Ai ka thënë se kur një parti synon të fitojë 2-3 e votave të Kuvendit, duhet përgatitur për ndryshim total dhe historik, përcjell Bota sot.
Sipas tij, për të ndodhur kjo, duhet të ndryshohen ligjet që prekin liritë themelore, riformatuar institucione që janë të pavarura dhe duhet centralizuar ekonominë.
Postimi i Berishës në Facebook:
Zgjidhja përfundimtare dhe revanshizmi!!
Kur dikush i mëton 2/3 e votave të Kuvendit atëherë ai është duke u përgatitur për të ashtuquajturën "zgjidhje përfundimtare", pra për atë që nënkupton ndryshimin total, të pa kthyeshëm, historik.
Për të ndodhur ky mision mesianik, duhen ndryshuar pa pengesë ligje që prekin liritë themelore, riformatuar institucione që pretendohet se janë të pavarura dhe duhet centralizuar ekonominë.
Krejt kësaj ndërmarrje i shtohet pastaj edhe pak melmesë revanshiste...