Kohëve të fundit një ndër temat më të përfolura janë zgjedhjet të cilat do të mbahen shumë shpejtë në vendin tonë, shkruan “Bota sot”.
Koaliconet natyrisht janë ato të cilat po ngjallin reagime se mes cilave parti politike do të bëhen
Në një shkrim në facebok ka reaguar edhe opiononsit dhe profesori, Binak Maxharraj, duke shkruar koaliconin e mundshëm mes VV-së dhe PDK-së.
Maxharraj e quan turp nëse Kurti krijon një koalicion me PDK-në, sipas tij ky koalcion do t’I humbë elektoratin VV-së, përcjell “Bota sot”.
Më tej, opiononisti thotë që nëse krijon këtë koalicion të turpit, Vjosa Osmani nuk ka se çka lypë në këtë koalicion me PDK-në, kundër së cilës luftoi me nder e me qëndrime dhe parime të pathyeshme.
Shkrimi i plotë
Turp Albin: Vetëvendosje nuk e përjashton koalicionin me PDK-në?!
Albin dje lexova, ishalla nuk është e saktë, se është ka flitet për mundësin e një koalicioni me PDK. Me PDK e cila e ka marrë rrokullisjën kah humnera, a mos po don ta shpëtosh. Ishalla nuk është e vërtetë, sepse nuk të lënë as Drini e Bistrica! Albin harroje këtë koalicion me PDK, ani pse thuhet se politika nuk njeh as nënë e as babë, pos interesit. Albin tregom ti mua dhe popullit dhe anëtarësisë e elektoratit tëndë se kur PDK në krye me Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin e thanë, e folën një fjalë të mirë për ty dhe LVV. Kurrë Albin as gojën se kanë qelë, e lëre me të lavdu? Albin të gjitha sharjet, ofendimet, përjashtimet qe t’i ka bërë PDK me Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe në kor me të gjithë mistrecat e tjerë të PDK-së, me i ngarku së bashku të gjitha ato sharje dhe ofendime që t’i kanë bërë nuk i zënë sa 20 shlepera. Albin a kaq shpejtë e harrove se çfarë të bënë Hashim Thaçi me Isa Mustafën për me të rrëzu nga qeveria sepse ta kishin frikën, tu kanë tutë Albin, sepse vetëm i pakorruptuari e lufton të korruptuarin. Albin, ata shkuan aq larg deri në Amerikë, bile atje e quan si msit strucin e LDK-së, Skender Hysenin që ta lutë Richard Grenellin për me të hekë qafe nga pushteti, nga qeveria. E bënë të rrëzuan n'hundë e n'buzë siç thotë populli. E tash ti koalicion me ta, jo ishalla nuk ti ka pi sorra mendët Albin. Albin, nëse krijon këtë koalicion të turpit, Vjosa Osmani nuk ka se çka lypë në këtë koalicion me PDK-në, kundër së cilës luftoi me nder e me qëndrime dhe parime të pathyeshme për gati një dekadë. Ajo më mirë ta vazhdoi rrugëtimin e vetë politike se sa në këtë koalicion të turpit.