Qendra kombëtare për menaxhim kufitar vazhdimisht përditëson të dhënat sa i përket gjendjes nëpër vendkalimet kufitare të Kosovës.
Sipas përditësimit të fundit, të bërë në orën 12:11, tek tabela e Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar shihet se në të gjitha vendkalime kufitare ka pritje në hyrje-dalje deri nga 3 deri në 5 minuta.
Po ashtu edhe gjendja e rrugëve që shpiejnë në pikat e kalimit kufitar janë të kalueshme.
Ndërsa rrugët “Fush-Pajtimit -Glloboçicë”, “Pejë – Kullë”, “Gjakovë – Q.Prushit” dhe “Prishtinë-Mutivodë” janë me borë mirëpo të kalueshme.