Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur katër persona nga coronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se më i riu që vdiq nga COVID-19 ishte një 52-vjeçar nga Drenasi.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 2 raste (70, 69 vjeç), Drenas 1 rast (52 vjeç) dhe Istog 1 rast (61 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 50.620 raste nga 179.402 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.309 raste të vdekjes.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 39.562 raste, kurse numri i rasteve aktive është 9.749.