Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka shpalosur plan programin e tij në lidhje me diasporën.
Hoxhaj tha se do të punojnë në rezervimin e vendeve për diasporën në Kuvendin e Kosovës.
Tutje ai tha se PDK-ja do t’i ketë tre kandidatë që do të vijnë nga diaspora.
Poashtu, Hoxhaj theksoi se do ta rikthejnë Ministrinë e Diasporës dhe kjo ministri do të udhëhiqet nga një mërgimtar.