U.D presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistat dhe fjalimet e saja në gjuhën angleze, gjithmonë kur e përmend Kosovën, e thotë “Kosovo”, gjë që nuk e praktikonte presidenti historik, Ibrahim Rugova, ku Osmani vazhdimisht ka pretendime se është rugoviste e vërtetë.
Shqiptimin “Kosovo” nuk e përdorë as lideri i VV-së, Albin Kurti, ku me këtë të fundit, Osmani dëshiron bashkëpunim të gjatë në politikën shqiptare.
Edhe presidenti historik Rugova, edhe Albin Kurti, në intervistat dhe fjalimet e tyre në gjuhën angleze, kanë përdorur fjalën direkte “Kosova”, e jo “Kosovo”, pasi këtë të fundit e përdorin edhe liderët serb.
Video ku tregon se presidenti Rugova thoshte "Kosova":
Video ku tregon se Albin Kurti thotë "Kosova":
Vjosa Osmani, mbrëmë në video-mesazhin e fundvitit për miqtë ndërkombëtarë, shumë herë në fjalimin e saj e përdori fjalën “Kosovo”, ndërsa prapa saj ishte flamuri dardan i presidentit Rugova.