Latifi: Ky do të jetë kryetari i ri i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Mustafës të gjithë të tjerët i duken tradhtarë

Aktuale

Latifi: Ky do të jetë kryetari i ri i LDK-së dhe kandidati për kryeministër, Mustafës të gjithë të tjerët i duken tradhtarë

Nga: A.Zh Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:11
Isa Mustafa

Profesori universitar i Filozofisë Blerim Latifi, ka thënë se kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministër, do të jetë sërish Avdullah Hoti.

Ai ka thënë se kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i beson vetëm Hotit, pasi sipas tij, atij i duken të gjithë anëtarët e tjerë “tradhtarë”, përcjell Bota sot.

Latifi parashikon që Hoti do të jetë edhe kryetari i ri i LDK-së pasi Mustafës.

Postimi i Latifit në Facebook:

Kur e ndjeu se po i mbaronin ditët, Enver Hoxha bëri llogaritë se kujt mund t'ia besonte pushtetin. I rezultoi se i vetmi njeri tek i cili mund ta linte të sigurt familjen e tij ishte Ramiz Alia. Që Ramizit t'i hapej rruga e trashëgimtarit duhej eleminuar pretendentët e rrezikshëm në krye me Mehmet Shehun. Plani funksionoi krejtësisht.

Sot Avdullah Hoti ma kujton disi Ramiz Alinë. Është i vetmi të cilit Isa Mustafa i beson plotësisht. Gjithë të tjerët i duken tradhtarë potencialë. Prandaj Avdullah Hoti ishte dhe do të jetë emri i LDK-së për kryeministër. Deri në ditën që kryetar i saj do të jetë Isa Mustafa. Dhe me vullnetin e këtij të fundit edhe kryetari i ri i LDK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat