Hoxhaj: Qeveria Kurti ka marrë teste nga Serbia, ndërsa Hoti po i merr vaksinat

Aktuale

Hoxhaj: Qeveria Kurti ka marrë teste nga Serbia, ndërsa Hoti po i merr vaksinat

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 16:25
Enver Hoxhaj

Kandidati për kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeveritë Kurti dhe Hoti për menaxhimin e pandemisë.

“Qeveria Kurti u ka marrë testet nga Serbia, ndërsa Qeveria Hoti po i merr vaksinat.

Nuk ka pamje më të mirë me i tregu sesi është shkelur sovraniteti i Kosovës në veri me trajtimin e kësaj situate”, tha Hoxhaj.

Tutje ai tha se të dy qeveritë kanë mundur ta menaxhojnë më mirë situatën me pandemi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat