Nesër në Kuvendin e Kosovës pritet të shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti u ka bërë thirrje të gjithë deputetëve që të marrë pjesë në seancën plenare dhe të mbështesin ligjin.
"Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta. Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë", shkroi Hoti në facebook, përcejll "Bota sot".
Postimi i plotë
Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021. Është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj.
Votimi i këtij ligji siguron stabilitet financiar në pjesën e partë të vitit të ardhshëm, kur të hyrat buxhetore janë të pakta. Votimi i këtij ligji mundëson mbështetjen për punëtorët e papunë dhe për biznese që janë në vështirësi financiare për shkak të pandemisë.