Nëna e presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçi, është shtrirë gjatë ditëve të fundit në Klinikën Infektive në QKUK. Ajo thuhet se është infektuar me COVID-19, dhe se gjendja e saj shëndetësore është stabile.
Nënës së ish-presidentit Hashim Thaçi, Hyra Thaçit, i është përkeqësuar gjendja shëndetësore së fundmi.
Ajo ka kërkuar trajtim shëndetësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, konkretisht në Klinikën Infektive.
Nga kjo klinikë është thënë se nëna e ish-presidentit është e shtrirë momentalisht në klinikë ku edhe po merr shërbim shëndetësor.
Gjendja e saj nga infektologët në këtë klinikë thuhet se është stabile, sikurse edhe e pacientëve tjerë.
Burimet kanë thënë se Hyra Thaçi është infektuar me COVID-19, prandaj edhe ka kërkuar trajtim mjekësor në Klinikën Infektive.
Ndërsa, nga Klinika Emergjente kanë thënë se gjendja e saj është rënduar edhe për shkak të moshës që ka.