Një pjesëtar i FSK-së, është gjetur i vrarë në parkun e Dragodanit në Prishtinë.
I ndjeri Guner Murati është pjesëtarë i FSK-së.
Ai dyshohet se vrau vetën pas një zënke në familje.
“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç”, ka bërë të ditur për media zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Gazeta Bota sot merr vesh nga burimet e veta se i ndjeri është vëllai i mjekut të njohur llapjan dhe njëherit zyrtar i PDK-së, Skënder Muratit.