Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi në një postim të tij në Facebook ka publikuar një takim me delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të Lipjanit.
“Me delegatët e Këshillit të Përgjithshëm nga Lipjani”, shkruan zyrtari i Vetëvendosjes, derisa në fotot e postuara janë disa anëtarë të Vetëvendosjes.
Mirëpo, një koment interesant për këtë takim erdhi nga avokatja e njohur, Fehmije Gashi-Bytyqi.
“Ku janë femrat e VV?”, shkruan ajo.
Ndërsa përgjigjja e Adnan Rrustemit ishte se ‘janë lidhur me zoom’./Bota sot