Albin Kurti prezanton zyrtaren më të votuar të LDK-së në këtë qytet, aderon në Vetëvendosje

Aktuale

Albin Kurti prezanton zyrtaren më të votuar të LDK-së në këtë qytet, aderon në Vetëvendosje

Nga: D.RR Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 20:45
Albin Kurti

Lideri i VV-së, Albin Kurti, në një postim në Facebook ka prezentuar Yllkë Nezirin, e cila sot iu bashkua partisë së tij.

Yllka Neziri është asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, teksa Kurti ka thënë se ajo rrjedh nga një familje intelektualësh.

Kujtojmë se edhe dje një asambleist i LDK-së në Podujevë, iu bashkua VV-së.

Postimi i plotë i Kurtit:

Asambleistja më e votuar e LDK-së në Komunën e Ferizajt, Yllkë Neziri, sot na u bashkua në Lëvizjen VETËVENDOSJE!.

Yllka rrjedh nga një familje intelektualësh, ka gradën Bachelor në drejtimin Banka, Financa dhe Kontabilitet, dhe Master në po të njëjtin drejtim.

Ajo ka përvojë si financiere dhe në fushën e kontabilitetit në sektorin privat, aktualisht mban pozitën e Financieres në KRM Pastërtia Sh.A.

Ajo po ashtu është anëtare e Komisionit për Buxhet dhe Financa në Kuvendin Komunal të Ferizajt, dhe tani e tutje do të jetë një vlerë e shtuar në grupin e asambleistëve të Lëvizjes në Ferizaj.

Image
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat