Zv/kryeministri në detyrë, Besnik Tahiri tha se ka filluar koha e parashikimeve dhe deklaratave politike.
Sipas titj e gjithë kjo është pjesë e fushatës dhe asgjë më shumë.
Besnik Tahiri deklaroi se parashikimet euforike, në esencë tregojnë mungesë vetëdijesimi dhe maturie politike, ndoshta edhe ngarkesë.
Tahiri këtë reagim e bëri pasi shumë prej partive tashmë kanë filluar të tregojnë se si do të dalin në rezultatin zgjedhor.
Postimi i plotë:
Po e shoh se ka filluar koha e parashikimeve dhe deklaratave politike. Kjo është pjesë e fushatës, asgjë më shumë. Sidoqoftë edhe në fushatë njerëzit duhet të tregohen realist. Parashikimet euforike, në esencë tregojnë mungesë vetëdijësimi dhe maturie politike, ndoshta edhe ngarkesë.
Një gjë po ua them të gjithë kolegëve nga të gjitha partitë: Aleanca është ketu si kur është vështirë, ashtu edhe kur është ma lehtë. Në secilën temë qëndrojmë të palëkundër.
Në këto zgjedhje hyjmë më të fortë se kurr më parë.