“Nuk ia prishi Kadrisë, Isës e Hashimit, Hoxhaj nuk do t’ia prish as shefit të ri Albinit”

Aktuale

“Nuk ia prishi Kadrisë, Isës e Hashimit, Hoxhaj nuk do t’ia prish as shefit të ri Albinit”

Nga: H.O. Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 21:37
Enver Hoxhaj

Ditët në vazhdim do të shpallet data e zgjedhjeve, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për të shpallur të pavlefshme votën e deputetit Etem Arifi.

Deri më tani nuk ka asgjë zyrtare nëse do të ketë koalicione parazgjedhore, megjithatë janë bërë edhe analizat e vlerësimet e para.

Kështu, ish mjeku i UҪK-së, Liri Loshi në një postim të tij në Faebook ka dhënë një vlerësim për kandidatin e PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhajn. Liri Loshi thotë se Hoxhaj do të ketë lojalitet ndaj shefave të tij që i përmend me emër si Kadri Veseli, Isa Mustafa e Hashim Thaҫi. Sipas tij, Hoxhaj nuk do t’ia prish as Albin Kurtit.

“Ajo çka më pëlqen të Enver Hoxhaj është instititucionalizmi dhe lojaliteti i tij ndaj shefave të vet. Nuk ia ka prishë kurrë Kadrisë, Isës, apo Hashimit. Nuk ka me ia prishë as Albinit”, shkruan Liri Loshi./Bota sot

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat