Humb betejën me Covid-19 edhe një mjek në Kosovë

Aktuale

Humb betejën me Covid-19 edhe një mjek në Kosovë

Nga: A.SH Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 22:31
Dr. Sylejman Dulla

Ka vdekur Dr.Sylejman Dulla, anesteziolog në QKUK.

Këtë e bëri të ditur dpeuteti Haxhi Avdyli përmes një shkrimi në Facebook, duke thënë se, brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla , të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19

Postimi në Facebook:

Lajm i trishtuar për ne .Humbje e madhe për familjen, miqtë e shëndetësinë , ikja në amshim e kolegut tonë , njeriut të mirë Dr Sylejman Dullës, Anesteziolog në QKUK. Brenda javës Kosova humbi 2 anesteziolog eminent Dr Afrim Tashollin e tash Dr Sylejman Dulla, të cilët ishin në vijë të parë të ballafaqimit me Covid19, e që fatkeqësisht e humben betejen duke sakrifikuar edhe veten në luftë me këtë armik të padukshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat