Ja kur pritet ta cakton datën e zgjedhjeve Vjosa Osmani

Aktuale

Ja kur pritet ta cakton datën e zgjedhjeve Vjosa Osmani

Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 22:38
Vjosa Osmani

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani pritet që nesër ose pasnesër të caktoj datën e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Kështu kanë bërë të ditur burime të afërta me Presidencën e Kosovës.

“Nesër ose të martën pritet që ushtruesja e detyrës së presientit, Vjosa Osmani të caktojë datën e zgjedhjeve të reja”, tha ky burim.

Ky vendim, vjen pas konsultave që Osmani kishte me përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

Ndërkohë, shumica e partive politike e preferojnë si datë të zgjedhjeve të parakohshme 7 shkurtin.

Gjykata Kushtetuese kishte konstatuar se vota e deputetit Etem Arifaj ishte e pavlefshme, për faktin se ai ishte i dënuar me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës, duke  shpallur të zgjedhur në mënyrë jokushtetuese zgjedhjen e Qeverisë Hoti.

Kushtetuesja ndërkohë e ka udhëruar presidentin e vendit, që brenda 40 ditësh t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat