Kuvendi mban seancë për votimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2021

Aktuale

Kuvendi mban seancë për votimin e Buxhetit të Kosovës për vitin 2021

Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 06:10
Kuvendi i Kosovës

Kuvendi i Republikës së Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme në të cilën pritet të votohet Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Gjatë kësaj seance po ashtu pritet të votohen edhe disa marrëveshjeve Ndërkombëtare.

Kuvendi i Kosovës pritet të shpërndahet, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur javën e kaluar jokushtetuese mënyrën se si është zgjedhur Qeveria e udhëhequr nga Avdullah Hoti.

Bashkimi Evropian dhe Qeverua dhe organizata të tjera kanë bërë thirrje që të mos shpërndahet Kuvendi pa u miratuar buxheti.

Projektligji për buxhetin e vitit të ardhshëm kap vlerën e 2.4 miliardë eurove.

Në bazë të procedurave ligjore, afati përfundimtar kur duhet të miratohet Projektbuxheti për vitin 2021 nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, është data 31 dhjetor.

Nëse buxheti nuk miratohet deri në këtë datë, në bazë të procedurave ligjore, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet buxhetore të vitit të kaluar fiskal.

Ligji për ndarjet buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të vazhdojë të zbatohet për më gjatë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat