Haxhi Avdyli “godet” LDK-në, lëshon akuza të rënda ndaj Isa Mustafës e Agim Veliut

Aktuale

Haxhi Avdyli “godet” LDK-në, lëshon akuza të rënda ndaj Isa Mustafës e Agim Veliut

Nga: A.Zh Më: 28 dhjetor 2020 Në ora: 09:08
Isa Mustafa, Haxhi Avdyli

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Haxhi Avdyli, ka lëshuar një grumbull akuzash ndaj kryetarit të partisë Isa Mustafa dhe bashkëpartiakëve të tij në këtë parti.

Ai ka akuzuar Mustafën se bashkë më Agim Veliun, i kanë ndarë postet qeverisëse sipas qejfeve të tyre, deri te posti i presidentit, përcjell Bota sot. Sipas tij, Mustafa nuk ka shëndet për të dalë në zgjedhjet e reja.

Advyli ka thënë se kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti, nuk e pyet askush në LDK. Ai ka treguar se Agim Veliu kishte “rrotolluar” partinë veç për t’u bërë Ministër i Brendshëm.

Deputeti Avdyli u ka dërguar porosi bashkëpartiakëve se nuk do të fitojnë në zgjedhjet, duke u fshehur në tavolina e prapa perdeve, por ka ftuar ata të dalin para sovranit.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Pse LDK ka kryeministër e s’ka kandidat për Kryeministêr?

Ku janë strukur Isa Mustafa, Agim Veliu e Avdullah Hoti?

Rrjedha logjike duhej njëri nga ta merrte guximin ti printe listës siç i prinin rrëzimeve të qeverive, ngarkimeve, dhurime postesh deri te posti i Presidentit.

Isa Mustafa, ka shëndet ta udhëheq LDK-në, t’i udhëheq negociatat para kamerave e prapa perdeve për koalicione, emërime e shkarkime, por s’ka shëndet me dalë në zgjedhje. OK? Po Agim Veliu që dërgoi Podujevën në zgjedhje, e rrotulloi dyert e zyrave të LDK-së veç për tu bërë Ministër i brendshëm i Qeverisë Kurti. O bëhej ai ministër, o s’bëhej Qeveria VV-LDK. Ku është strukur, prapa kujt po do të fshihet? Pse tash nuk del e thotë o bëhem unë kandidat për KM o askush. Apo ndoshta po pret ndonjë viktimë të radhës me ia mbledh votat , e më pastaj për tu bërë ai kryesori bashkë me Isa Mustafën, e me marrë e ndarë poste sipas qejfeve të tyre. Dilni para popullit e mos u fshihni. Po Dulla jonë ku është? Edhe pse askush nuk e pyet në LDK, si ia merrte mendja të merrte postin e KM pa ia dhënë qytetari, e sot s’ka guxim që "mirëqeverisjen" e tij tua prezantoi qytetarëve. Ish-kolegë te mi partiak, nuk ka fitore, në tavolina e prapa perdeve, por ato fitohen në fushë. Ju vendosnit për gjithçka e për çdokënd në këtë vend, dilni tani para sovranit. Koha nuk është për të fshehur se s’po ju shitet më kjo lojë. Jeni zbuluar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat