Njohësi i çështjeve politike, Fatmir Bajraj, në një postim në Facebook ka thënë se qeveria Hoti ishte legjitime, legale dhe kushtetuese.
Ai mendon se aktvendimi për rrëzimin e qeverisë Hoti u motivua nga Vuçiqi përmes Listës Serbe, dhe u iniciua nga Albin Kurti përmes VV-së.
Bajraj gjithashtu ka treguar edhe disa arsye, për të cilat mendon se u rrëzua qeveria Hoti.
Postimi i plotë:
Qeveria Hoti, legjitime dhe legale, pra kushtetuese !
Aktgjykimi i Gjykates Kushtetuese, i pa argumentueshëm dhe arbitrar, pra aktgjykim puro-politik!
Qeveria Hoti mori votën e shumicës së deputetëve të Parlamentit të Kosoves në të dya solucionet kalkulative kushtetuese ;
a) Poqëse deputeti Ethem Arifi ishte deputeti i 120-të, i Legjislatues së VII-të, pra i Parlamentit të Kosoves, i qertifikuar nga KQZ dhe i mandatuar nga Parlamenti, atëherë vota e Tij për Qeverinë Hoti, është vota e 61-të dhe përbën shumicën e thjeshtë parlamentare, shumicë kushtetuese, dhe
b) Poqëse, deputeti Ethem Arifi, ishte ilegjitim dhe n'shkelje të Kushtetutës së Kosoves, pra nuk ishte deputet ashtu siq edhe nuk i numërohet si legjitime vota, atëherë Parlamenti I Kosoves, praktikisht kishte 119 depuetet dhe vota e 60 deputetëve tjerë, serish ishte votë e shumicës parlamentare dhe votimi i Qeveris Hoti, faktikisht ishte legjitim, legal dhe kushtetues.
Kush, kur dhe pse një aktgjykimi politik i Gjykates Kushtetuese ?
Aktgjykimi për rrezimin e Qeverisë legjitime dhe legale Hoti, u motivua nga Aleksandër Vuqiqi përmes Listes serbe dhe inicua nga Albin Kurti permes LVV-së.
U diktua nga Brukseli, përmes Borellit dhe Lajqakut.
Shkaqet e rrëzimit të Qeverisë Hoti :
Mospranimi i kushteve të Beogradit dhe Brukselit nga ana e Kryemnistrit Hoti, rinegocimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe, me kompetenca ekzekutive, siq e kerkonte Beogradi dhe Brukseli!
Pse tani ky aktgjykim politik i Gjykates Kushtetuese, pas 6 muajve vonesë dhe në Dhjetor ?
Beogradi dhe Brukseli, konkretisht ; Vuqiqi, Borelli dhe Lajqaku, shfrytëzuan vakumin e rotacionit të pushtetit në Shtepinë e Bardhë, duke i parapri Uashingtonit me akt të kryer, para konsolidimit të Administrates së re Amerikane dhe inaugurimit të Presidentit të zgjedhur amerikan, z.Joe Biden.
Çfarë synon Beogradi & Brukseli, alias ; Vuqiqi, Borelli dhe Lajqak nga një Qeveri pa Hotin Kryemnistër dhe me LDK-në jasht pushtetit ?
Qeveria e re Republikës së Kosoves, ta ratifikoj n'Kuvend, AKS-në me kompetenca ekzekutive, dhe ta rrëzoj përtoke kauzën autentike për "Zajednicën", me të cilën e luftoj Qeverinë Mustafa dhe Parlamentin e Kosoves me t'gjitha mjetet dhe metodat e dhunes deri në akte terroriste.
Kështu do rrumbullaksohej cikli i temave të "mëdha" me lider të "fuqishëm", siq ndodhi me votimin e ;
- Gjykates Speciale nga ana e HASHIM THAQIT, Kryemnistër,
- Demarkacionit nga ana e RAMUSH HARADINAJ, Kryemnister,
- Zajednica nga ana e ALBIN KURTIT, Kryemnistër.
"Kështu liderët e fuqishëm, bëjnë punë të mëdha për shtet dhe jo për pushtet" !
f.b