Mirëmbajtja dimërore e autoudhëve, rrugëve nacionale e atyre rajonale po vazhdon me intensitet të shtuar, njofton Ministria e Infrastrukturës.
Reshjet e lehta të borës të përcjellura gjatë vikendit, kanë bërë që të ketë intervenime shtesë në pothuajse të gjitha rrugët e mirëmbajtura ngë Ministria e Infrastrukturës, por që kjo nuk ka ndikuar në krijimin e vështirësive në komunikacion.
“Bazuar në raportin ditor të ditës së sotme, MI informon si në vijim:
-Shkaku i mjegullës, temperaturave nën zero (-0) dhe borës, në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës është intervenuar me shpërndarje të kripës dhe rërës, me qëllim të parandalimit të ngricave mbi shtresën qarkulluese. Rrugët mbeten të lira për qarkullim në këtë pjesë.
-Bora nuk e ka penguar qarkullimin e lirë të automjetve as në rajonin e Pejës. Në këtë pjesë është intervenuar me largim të borës dhe shpërndarje së kripës sipas nevojës, duke theksuar intervenimet shtesë në viset malore të rrugës N9 Pejë-Kuqishtë-Bogë.
-Infrastruktura rrugore e rajonit të Ferizajt është krejtësisht e lirë për qarkullim, pa intervenime shtesë, apo ndonjë pengesë tjetër e krijuar shkaku i ndryshimeve atmosferike.